Gruevski ankohet se po i bëhet presion gjykatës, Zaevi i thotë që të tregojë se kush është ai që po bën presion

0
Gruevski ankohet se po i bëhet presion gjykatës, Zaevi i thotë që të tregojë se kush është ai që po bën presion

Gruevski ankohet se po i bëhet presion gjykatës, Zaevi i thotë që të tregojë se kush është ai që po bën presion

Gepostet von TV21 am Dienstag, 4. September 2018

Ish kryeministri Nikolla Gruevski ankohet se gjykata po marrin vendime nën presion politik.  Ai njoftoi se së bashku me avokatët e tij do ta bojkotojnë seancën e nesërme, pasi që sipas tij, gjykata tashmë ka vendosur për të përcaktuar masë me burg kundër tij. Siç tha Gruevski, vendimi do të jetë në më pak se 1 vit, me qëllim që të mos ketë të drejtë ankese në Gjykatën Supreme.

Kryeministri Zoran Zaev nga ana tjetër kërkoi nga Gruevski që të mos ankohet por të tregojë se kush është ai që po bën presion që të merren masat për sanksione. Ai tha se përkundrazi deklaratat e tilla si kjo e Gruevskit mund të llogariten si presion ndaj vendimeve të gjykatës.

“Unë e di që të gjitha proceset po zhvillohen në mënyrë transparente pa dallim se për kë bëhet fjalë. Edhe një herë po e konfirmoj pavarësinë e gjykatës. Askush nuk ka të drejtë të parashikojë vendime të bëjë presion ndaj gjykatësve apo diçka të ngjajshme, vetëm kërkoj që të tregojnë se kush është ai, nëse ekziston do të marrim masa për sanksione, e di që nuk ekziston diçka e tillë”, tha Zoran Zaev, Kryeminsitër.

Ndërkohë që edhe kryetarja e këshillit të gjykatësve Svetanka Persiq, në deklaratën e dhënë për a1on ka theksuar shkurt se nuk është nën asnjë lloj presioni.

“Nuk kam koment. Për herë të parë po e dëgjoj këtë gjë. Ne punojmë edhe në lëndë tjera për momentin dhe jemi duke shqyrtuar lëndë  tjera. Ndaj kësaj lënde do të vendoset në mënyrë sa më adekuate, sikur edhe ndaj lëndëve tjera. Nuk ka asgjë të veçantë për këtë lëndë, po punohet siç duhet ndaj çdo lënde dhe në përputhje me ligjin”, u shpreh Svetanka Periq, Gjykatëse.

Ndryshe, seanca e nesërme në Gjykatën e Apelit ka të bëjë me ankesën e dorëzuar nga Nikolla Gruevski për dënimin e dhënë nga Gjykata Themelore prej dy vjet burg në lidhje me rastin “Tank” të PPS-së. Në këtë lëndë ai akuzohet për porositjen e blerjes së mercedesit në vlerë prej 580 mijë euro. Ndryshe përveç Periq, në këshillin e gjykatësve janë edhe Zoran Dimitrovski, Tanja Mileva dhe Enver Bexheti.

Përgatiti: Bajram Memeti