GRUEVSKI 2 VJET PRAPA GRILAVE, NË BURGUN TË CILIN VET E PËRUROI?

0

Në vitin 2013 vet e preu shiritin..

E tani, sipas informatave jozyrtare që siguroi TV21, do të duhet ta mbajë dënimin me burg, pikërisht në të njëjtin objekt të cilin 5 vjet më parë e përuroi.

Ja cfarë tha Gryevski  për burgjet në vitin 2013.

“Kur janë në pyetje burgjet, dhe sistemi i burgjeve në Maqedoni, nuk mundet të mos konstatohet se deri para 7 vjetëve të njëjtit kanë qenë në pozitë jashtëzakonisht të keqe, dhe kanë reflektuar një fotografi të pakëndshme për vendin tonë. Ky ishte sinjal se duhet të ndërmerrnim hapa konkret dhe të realizojmë projekte kapitale në këtë drejtim”, tha Nikolla Gruevski ish Kryeministër.

Gruevski më 9 nëntor do të duhet të paraqitet në këtë burg, por avokatët e tij nuk e konfirmojnë, e as nuk e mohojnë lajmin. Thonë që shkresë zyrtare ende nuk kanë marrë.

Për dilemat rreth asaj se a do të shkoj në të vërtetë prapa grilave Gruevski, foli eksperti juridik Bekim Kadriu. Ai tha se imuniteti nuk i mbron deputetët nga përgjegjësia penale.

“Çdo deputet përgjigjet, penalisht si një qytetarë i rëndomtë. Imuniteti nuk i mbron deputetët nga përgjegjësia penale. Imuniteti i mbron nga ajo se çfarë flasin në Kuvend, në kontekst të lirisë së shprehjes.

Deputetët imuniteti i mbron vetëm nga paraburgimi. Në raste të caktuara nuk mund që deputeti të futet në paraburgim pa u i marr imuniteti.

Jashtë kësaj nëse ka vepra të caktuara penale deputetët përgjigjen njësoj si qytetarët e tjerë, në rastin konkret për ish kryeministrin Nikolla Gruevski, pasi vendimi i tij është i plotfuqishëm me të cilin është i dënuar me burg, tani pritet që deputeti Gruevski të vuaj dënimin”, u shpreh Bekim Kadriu Ekspert Juridik

Ndryshe aktvendimi për rastin “Tanku” i cili ka të bëjë me blerjen e veturës së blinduar, nga Gjykata e Apelit, ka arritur në Gjykatën Penale. Vendimi pritet t’i jepet gjykatësit për sanksione i cili  në periudhën e ardhshme duhet të përgatis një akt referimi dhe t’ua dërgojë palëve – thonë nga gjykata. Me këtë aktvendim, ish-kryeministri Nikolla Gruevski duhet të vuaj dënim me burg prej 2 viteve. Sipas sistemit AKMIS, vendimi do të përfundojë në duart e gjykatësit për sanksione, sipas Ligjit për zbatimin e sanksioneve. Nëse ish-kryeministri nuk paraqitet në burg, atëherë me shoqërim të policisë do të dërgohet në burg dhe do të paguaj shpenzimet.

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski, dënimin me burg prej dy vjetësh do të duhet të mbajë në burgun e Kumanovës, ku më 9 nëntor do të duhet të paraqitet në këtë burg, mëson TV21 nga burime jozyrtare.

Përgatiti: Afrim Jonuzi