Gruaja e presidentit të Francës në qendër të kritikave për një palë atlete

0

Një palë atlete bardhë dhe gri “Louis Vitton”, bën që gruaja e Presidentit të Francës, Brigitte Macron, të përfundojë në qendër të kritikave.
Është kjo mënyra në të cilën bashkëshortja e Emmanuel Macron, u shfaq në një vizitë zyrtare në Egjipt fundjavën që lamë pas.
65-vjeçarja u shfaq e veshur me to, gjatë një vizite në tempullin e Abu Simbel.
Në Francë kanë shpërthyer polemikat lidhur me çmimin e atleteve të serisë ‘Run Away’ të “Louis Vuitton”, të cilat variojnë për nga 580 deri në 800 euro.
“Gruaja e Presidentit shkel mbi rrogën e një punëtori të nivelit të ulët”, ishte një nga komentet e bëra në rrjet për Brigitte, shkruan noa.al.
Lidhur me këto kritika zonja e parë u detyrua që të bëjë sqarim“Janë të marra hua. Veshjet nuk i përkasin zonjës së parë. Kështu funksionon, në mënyrë që të mos rëndohet shteti, por në të njëjtën kohë iu bëhet reklamë stilistëve francezë”.