GJENERALËT E NATO-s NË SHKUP, SHEKERINSKA: ZBATUAM REFORMAT, NATO NA PRIT

0

https://youtu.be/qiIE6nfErQM

Maqedonia pret që në Samitin  e ardhshëm të NATO-së, që do të mbahet në korrik në Bruksel, të verifikohen ndryshimet që kanë ndodhur në Maqedoni dhe plotësimi i  pjesës më të madhe të detyrave të dhëna.

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska tha se vendi ynë është partner kredibil i NATO-së, me çka  vendi ynë me të drejtë pret që të bëhet anëtarja e 30-të e kësaj Aleance.

“Treguam që në pjesën e reformave demokratike, sundimit të së drejtës, gjendjes në media, në administratë dhe në pjesën e raporteve politike, Maqedonia po bën hapa të mëdhenj përpara dhe kjo na jep të drejtë që të presim që ai ndryshim në vend të verifikohet, konfirmohet dhe të vlerësohet nga gjithë vendet anëtare të Aleancës”, tha Shekerinska.

Zëvendës-shefi i shtabit ushtarak pranë Drejtorisë për partneritet në NATO, Egill Pedersen, tha se Maqedonia është partner shumë i vlerësuar i Aleancës. Në punëtorinë e NATO-së në Shkup, do të vendosen parakushte për sukses në vitin 2019 për gjithë partnerët që bashkëpunojnë. Do të bisedohet për nevojat dhe do të kontrollohet ajo që NATO dëshiron nga partnerët.

“Kjo konferencë është ngjarje shumë e rëndësishme për ne për këtë vit nga aspekti i Drejtorisë së partneritetit ushtarak. Partneritetet bazohen në bashkëpunimin e NATO-së dhe jashtë saj dhe kanë domethënie parësore të angazhohen në çdo moment e mundësi”, u shpreh Egill Pederson, zëvendës-shefi i shtabit ushtarak, NATO.

Siç paralajmëroi Shekerinska, në seancën e sotme qeveritare duhet të miratohet rritja e pjesëmarrjes në misionet e paqësore me tre oficerë nga Maqedonia në kontingjentin gjerman të NATO-së në Afganistan në periudhë prej katër muajve gjatë kohës së zgjedhjeve. Në punorinë e NATO-së marrin pjesë 180 përfaqësues të vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve-partnere.

Përgatiti: Zimer Jashari