Genta Ismajli prezanton motrën e saj

0

Këngëtarja e mirënjohur, Genta Ismajli, është gjithnjë aktive me projekte të reja, të cilat priten mirë nga fansat e saj.

“Papi” është projekti i fundit muzikor që Genta ka publikuar në muajin gusht dhe deri tani kjo këngë në Youtube ka arritur mbi katër milionë klikime, shkruan rtv21.tv

34 vjeçarja tregohet mjaft aktive edhe në rrjetet sociale ku ndanë me ndjekësit e saj fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Përmes një fotografie që ka publikuar sot në Instagram, këngëtarja ka vendosur që ta shfaqë motrën e saj e cila është modele.

“Shumë krenare me ty, motra ime e bukur”, ka shkruar Genta krahas fotografisë së Manit e cila duket tejet tërheqëse e veshur në të zezë./21Media

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Genta Ismajli (@genta.ismajli) on