GARA PËR KËPUCËN E ARTË, SALAH KALON MESSIN

0

Një luftë e pa kompromis po zhvillohet për golashënuesin më të mirë në Evropë

Mohamed Salah por prin si golashënuesi më i mirë në kontinent, me 30 gola të realizuar.

Ylli i Liverpoolit, ka arritur që këtë fundjavë të parakalojë Lionel Messin, pasi ky i fundit nuk mundi të shënonte përballë Valencias dhe ngeci në shifrën e 29 golave.

I treti në listë mbetet Ciro Immobile i Lazios, me 27 gola të realizuar, aq sa ka edhe Robert Lewandowski i Bayern Munichut. Top pesëshen e kompleton Harry Kane i Tottenhamit me 25 gola.

Jonas me 33 gola, ka shënuar më shumë se gjithë të tjerët, por në Portugali një gol vlerësohet 1.5 pikë, për dallim nga top 5 ligat Evropiane, ku një gol vlerësohet 2 pikë, kështu që ai renditet i shtati.

Top golashënuesit më të mirë në Evropë: 1. Mohamed Salah (Liverpool ) 30 gola (60 pikë) 2. Lionel Messi (Barcelona) 29 gola (58 pikë) 3. Ciro Immobile (Lazio ) 27 gola (54 pikë) 4. Robert Lewandowski (Bayern Munich) 27 gola (54 pikë) 5. Harry Kane (Tottenham ) 25 gola (50 pikë) 6. Edinson Cavani (PSG)| 25 gola (50 pikë) 7. Jonas ( Benfica ) 33 gola (49.5 pikë) 8. Mauro Icardi (Inter ) 24 gola (48 pikë) 9. Cristiano Ronaldo (Real Madrid) 23 gola (46 pikë) 10. Luis Suarez (Barcelona) 23 gola (46 pikë)