Rita, ambasadore e brendit “Escada”

0

Rita Ora rrëmben vëmendje me paraqitjet e saj dhe me stilin e veshjes. Stilin e saj senzacional e shfaqi edhe njëherë, duke pozuar për koleksionin e veshjeve për kompaninë gjermane të veshjeve, Escada. 28-vjeçarja është shpallur fytyra e kompanisë së veshjeve dhe do të shndrisë në kompaninë e veshjeve, në koleksionin pranverë/verë 2019. Kjo kompani e ka cilësuar Ritën si yll të lindur. “Ju prezentojmë Rita Orën, fytyrën e re të “Escada-s”. Një këngëtare, talenti, liria dhe kreativiteti i saj e kanë bërë të jetë e njohur ndërkombëtarisht.”, bëhet e ditur në postimin e “Escada-s dhe më tej bëhet e ditur se Rita pasqyron shpirtin e “Escadas

Në një prononcim ajo tha se është shumë e entuziazmuar se do të pozojë për këtë kampanjë të “Escada-s”.