Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-portieri i Kombëtares

0

Ndahet nga jeta nje personalitet ne fushen e futbollit shqiptar. Në moshën 78-vjeçare është ndarë nga jeta ish-portieri i Kombëtares së Shqipërisë dhe njëherësh i Partizanit, Mikel Janku.

Janku ka lindur në Tiranë më 25 tetor 1941. Ai ka qene aviator, e me tej, portieri i kombëtares, kampion dhe fituesi i kupave me Partizanin, opinionist dhe gazetar.