FJALËT PËRFUNDIMTARE PËR RASTIN “27 PRILL” , SIPAS AVOKATËVE, TË AKUZUARIT NUK NJIHEN MES VETE, AKUZAT TË PA BAZA

0

Avokatët e të akuzuarve  të “27 prillit” Gorançe Angelovski-Qoseto dhe Igor Jug, thonë se personat të cilët janë futur në Kuvend në natën e së enjtes së përgjakshme nuk njihen mes vete, andaj sipas tyre, akuza se ata kanë qenë të mobilizuar paraprakisht është e pa bazë. Avokati Dragan Peshevski, tha se në procedurën e paraqitjes së dëshmive u dëshmua e kundërta për shumë akuza ndaj klientit të tij.

-Prokuroria nuk dëshmoi asgjë në këtë procedurë, mendoj se jo vetëm unë por të gjithë e kanë të qartë se i akuzuarit Gorani nuk ka kryer asnjë vepër, për të cilën mund të thirrej nën nenin 313, në fakt  kërcënim terrorist të rendit kushtetues. Duke u bazuar në këtë, kërkuam vendim për lirim, si gjykim i vetëm i drejtë në këtë rast, tha Dragan Peshevski, avokat i Gorançe Angellovskit.

Sipas akuzës së prokurorisë, e cila bazohet në deklaratën e të dëshmitarit të mbrojtur, i akuzuari Igor Jug ditën e 27 prillit ka pasur armë me vete,  dhe qëllimi i tij ka qenë likuidimi i Zoran Zaevit, Ziadin Selës dhe Damjan Mançevskit.  Akuzat e këtilla avokati i Igor Jug, Ninosllav Jakimovski i quan të pabaza dhe kontradiktore, pasi në procedurë nuk u dëshmua se ai ka pasur armë.  Ai madje shtoi se edhe vetë prokurorja gjatë procedurës është shprehur se bëhet fjalë për mjet me ngjyrë gri të mbyllur.

Gjithsesi se ai nuk ka pasur pistoletë, nuk bëhet fjalë këtu nëse ka qenë prej plastike apo metali. Kjo nuk mund të dëshmohet. Pistoletë ne gjatë procedurës nuk kemi parë. Tani ka ngelë në supozime të dëshmitarëve të cilët u propozuan nga ana e prokurorisë. Çfarë pistolete? А patë ju pistoletë? As prokurorja  e rastit nuk morri guxim gjatë fjalëve përfundimtare të thotë se bëhet fjalë për pistoletë, tha Ninosllav Jakimovski, avokat i Igor Jug.

Që të dy avokatët para gjykatës u shprehën se prokuroria nuk ka dëshmuar fajësinë e të akuzuarve, dhe shtuan se tani më ka rënë në ujë edhe akuza se të akuzuarit të cilët janë futur me turmën në Kuvend, nuk kanë pasur asnjë lidhje me të akuzuarit të punësuar në MPB.

Për këtë rast, fjalët përfundimtare duhet t’i japin edhe avokatët e 4 të akuzuarve të tjerë, Aleksandar Vasilevski- Ninxha,  Viktor Trajkovski, Vilijam Mihajllovski dhe Nikolla Mitrevski. Seanca e ardhshme është caktuar për më 15 shkurt.

 PËRGATITI: ARMEND GASHI