FILLOI NDËRTIMI I RRUGËS RANKOVCË-KRIVA PALLANKË, SUGAREVSKI: DO TË INVESTOHET GJYSMË MILIARDA EURO NË RRUGË

0

https://youtu.be/k_WmVbxXtPU

Filloi ndërtimi i rrugës ekspres, Rakonvcë-Kriva Pallankë, rrugë që është pjesë e korridorit tetë. Kjo rrugë do të lidhë Maqedoninë me Bullgarinë, kurse do të kushtojë më shumë se 58 milion euro, e paratë janë siguruar nga Banka Botërore.

“Kjo rrugë ekspres është e gjatë 23 kilometra, dhe do të ketë dy korsi prej 3.5 metrave dhe dy korsi ndihmëse prej 2 dhe 20 metrave. Gjerësia e përgjithshme do të jetë 12.5 metra, por kjo është vetëm një pjesë nga autostrada e projektuar. Na momentin kur do të nevojitet që kjo pjesë të zgjerohet dhe të bëhet autostradë do të jetë më lehtë për shkak se është projektuar dhe po shpronësohet sikur për autostradë. Ky projekt ka qenë i trashëguar, por nuk ka mund të fillohet me punë sepse ishte e përfunduar vetëm 5% e shpronësimit, e sipas rregullave të Bankës Botërore, nuk mund të fillohet me punë pa përfunduar shpronësimi”, tha Zoran Kitano, drejtor i ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore.

Përveç kësaj rruge, ministri Goran Sugarevski, paralajmëroi ofensivë verore në fushën e ndërtimit të rrugëve. Në 2 muajt e fundit kemi filluar me ndërtimin e 3 rrugëve ekspres, që janë më shumë se 80 kilometra rrugë dhe do të kushtojnë më shumë se 130 milion euro.

“Bëhet fjalë për një rrugë shumë të rëndësishme e cila e lidh korridorin tetë, i cili na lidh me Republikën e Bullgarisë. Do të doja të potencoj se përveç fillimit të ndërtimit të kësaj rruge, paralelisht do të bëhet rikonstruimi i rrugës Rankovcë-Kriva Pallankë. Është shumë e rëndësishme se në periudhën e ardhshme në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore do të investohen vetëm në këtë rajon, më shumë se gjysmë miliarda euro”, tha Goran Sugarevski, Ministër për Transport dhe Lidhje.

Ndërtimi i kësaj rruge pritet të përfundon deri në vitin 2021, kurse paralelisht me ndërtimin e kësaj rruge, do të rikonstruohet edhe rruga Kriva Palankë – Kumanovë, ku do të shtohet edhe një korsi. Përveç ndërtimeve që po paralajmërohen në këtë pjesë të Maqedonisë, kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se do të fillohet me aktivitetet ndërtimore edhe  në autostradën Gostivar- Tetovë dhe rrugën Strugë-Qafëthanë.

Përgatiti: Furkan Saliu