FILLOI DEBATI PËR ARSIMIN E LARTË, LËVDATA EDHE KRITIKA DREJTË LIGJIT TË RI

0

Në debatin për Ligjin për arsim të lartë, pjesëmarrësit kërkuan autonomi të universiteteve si dhe rritjen e rrogave të profesorëve, për siç thanë ngritjen e cilësisë së arsimit.

Profesori i Fizikës Bashkim Zyberi, tha se gjendja në arsim është e vështirë, por fajin për gjendjen e arsimit e hedh tek universitet.

“Sistemi i arsimit të lartë në Maqedoni, mos shitemi se është në gjendje të mirë, është në gjendje me të vërtetet të vështirë.  Dhe kontribuues për këtë gjendje të sistemit të lartë janë edhe vetë Universitet.  Në këshillin akreditimit besoni, vinë  dhe tentojnë të akreditohen  programe nga më të ndryshme. Universitet nuk e kanë pasqyrën, se çfarë programe janë duke akredituar”, tha ai.

Rektori i USHKM Nikolla Nikollovski, tha se ligji është një hap përpara, por konsiderojnë se është e nevojshme që të rregullohet financimi i arsimit të lartë. Rektori Nikolovski, tha se duhet të fshihet mundësia që fakulteteve t’u jepet subjektiviteti i plotë juridik.

“Ligji e lëshon konceptimin për universitet të integruar, sipas Deklaratës së Bolonjës, gjë që do të reflektohet në mënyrë negative, sa i takon mendimit të BE-së. Pastaj, me propozimin, organizimit të studentëve, si trup i studentëve, i jepet roli personit fizik, siç ka qenë deri më tani, edhe pse ajo nuk është thënë, por del nga dispozita ligjore se bëhet fjalë për një trup që sjell statut”, u shpreh Nikollovski.

Nga ministria e Arsimit, theksojnë se me propozim-ligjin e ri do t’i vihet fund qasjes korporatave në arsim.

“Në kuadër të këtij propozim ligji, përmbahen disa risi , unë do të veçoja Agjencinë për kualitet, në kuadër të së cilës do të jetë edhe bordi i akreditimit dhe bordi i evalvimit, po ashtu do të veçoja edhe këshillin nacional për arsimin e lartë. Gjendja në Arsimin e lartë, a është në atë nivel siç do dëshironim të ishte, besoi se pajtohemi duke dhënë vlerësimin, se nuk është në atë gjendje që duam të ishte”, tha Arbër Ademi, zv.ministër i Arsimit.

Mes të tjerësh, propozim-ligji parasheh uljen e mandateve të rektorëve dhe dekanëve, nga 4 në 3 vjet, formimin e Agjencisë për cilësinë e arsimit të lartë, në të cilën hyjnë Bordi për akreditim dhe Bordi për vlerësim. Parlamentet aktuale të studentëve do të transformohen në universitet, kurse kuvendet e fakulteteve do të zgjidhen përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta.

Përgatiti: Zimer Jashari

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here