FËMIJËT ME RROBA TË REJA PËR BAJRAM, PRINDËRIT BËJNË TË PAMUNDURËN QË T’I GËZOJNË

0

https://youtu.be/YpJ5qfDTPU0

Ky baba është vetë i gjashti. Ka dalur në treg për t’i blerë fëmijëve të tij veshje për Bajram. Ai po bën pazar me shitësin dhe po u provon fëmijëve të tij veshje të ndryshme. Çmimet nuk janë aq të përshtatme, thotë zotëriu. Ai ka katër fëmijë dhe të gjithëve po mundohet t’ua plotësojë dëshirat.

“Nuk janë sa duhet, por çfarë të bëjme. E gjejmë mënyrën për t’i kompletuar. I kam blerë pantollona, bluza, këpucë”, tha qytetar.

Kështu nuk ka qenë gjithnjë, ne nuk kemi pasur luksin për të blerë rroba të reja si fëmijët tanë, përfundoi ai.

“Ne nuk i kemi pasur kushtet e këtyre. Ne kemi qenë shumë më të varfur se tash. Tash mendoj se jemi pak më mire”, u shpreh një qytetar.

“Në Çarshinë e Vjetër dhe në Bit Pazar, një ditë para festës së Bajramit. Nuk vërehet ndonjë fluks i madh i qytetarëve. Mirëpo shitësit thonë që interesimi ka qenë në nivel si edhe viteve tjera.”

“Po ka pasur nga pak, por jo edhe aq. Sot dita e fundit, dikush që ka ngel pa blerë, sot merr.”

“Ka qenë interesim i madh. Mirë ka pasur punë. Nuk është si vitet e kaluara, por mirë është. Gjithsesi mirë është”, thanë disa qytetarë.

Përveç veshjeve për Fitër Bajram qytetarët po blinin edhe sheqerka dhe ëmbëlsira. Sot radha për të blerë sheqerka nëpër dyqane manifestohej me kolona dhe pritje të gjata. Hoxhallarët thonë se këto janë ditë kur duhet të ndjehet fuqia dhe aftësia e ndryshimit të gjendjes, e jo vetëm fuqia e ndërrimit të rrobave.

Fitër Bajrami ka bazë fetare, por edhe domethënie tradicionale në kulturën e të gjithë muslimanëve, pra edhe të shqiptarëve. Është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajramit vjen nga ajo se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë dhe solidarizohen me të varfurit, duke dhënë të ashtuquajtura vitra.

Përgatiti: Almedina Ismajli