EUROINTEGRIMET SIGUROJNË INVESTIME, TAKOHEN ODAT EKONOMIKE TË MAQEDONISË DHE SLLOVENISË

0

https://youtu.be/X5nZTatItjw

Sllovenia është vendi nga i cili Maqedonia ka marrë përvoja të mira në fushën e tregtisë, vlerëson Branko Azeski nga Oda Ekonomike e Maqedonisë. Ai gjithashtu tha se investimet sllovene në vend janë stabile dhe se në të ardhmen priten përparësi më të mëdha.

“Ju garantoj se edhe në të ardhmen do të zmadhohen relacionet dhe logjistika, që ju të mund t’i rrisni bizneset, qarkullimet dhe fitimet”, tha Branko Azeski, Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Shkëmbimet tregtare mes Maqedonisë dhe Sllovenisë janë afërsisht 300 milion euro në vit, por kjo shifër mund të jetë edhe më e larta, tha drejtoresha gjenerale e odës tregtare të Sllovenisë.

“Shkëmbimet tona tregtare janë stabile, rriten vazhdimisht, shkëmbimet e përgjithshme janë afërsisht 300 milion euro në vit. Ne vlerësojmë se duhet të vendosim qëllime që kjo shumë të arrijë 500 milionë euro në vit”, tha Sonja Shmuc, drejtoreshë gjenerale e odës tregtare sllovene.

Për kryeministrin slloven Miro Cerar, zgjidhja e çështjes së emrit të shtetit do t’i siguronte Maqedonisë eurointegrim, e kjo e fundit stabilitet politik dhe ekonomik.

“Më gëzon fakti që Maqedonia ka zgjedhur rrugën e integrimeve euroatlantike. Më zgjidhjen e çështjes së emrit, gjë e cila besoj se do të ndodhë shpejtë, do të pasojnë hapa më intensive drejt integrimeve në korniza të Bashkimit Evropian”, tha Miro Cerar, kryeministër i Sllovenisë.

Kryeministri Zaev u shpreh optimist se deri në vitin 2020, shkëmbimet tregtare mes Maqedonisë dhe Sllovenisë do të arrijnë në gjysmë miliardë dollarë. Zeav i ftoi investitorët slloven që të investojnë në Maqedoni, duke u siguruar atyre mbështetje nga Qeveria.

“Është e vërtetë se jemi dy tregje të vogla, por besoj se ky bashkëpunim mund të jetë shumë më i madh. Rritet çdo vit nga 10 deri në 15%, përmirësohet edhe transporti i Maqedonisë drejt Sllovenisë dhe besoj se ekzistojnë potenciale shumë serioze”, tha Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë.

Përveç investimeve sllovene në Maqedoni, tashmë edhe Maqedonia ka filluar investimet e para në Slloveni, u tha sot në takimin e dy odave ekonomike të Maqedonisë dhe Sllovenisë. Pjesëmarrës ishin edhe ministrat e ekonomisë dhe investitorë të të dy vendeve, në kuadër të vizitës zyrtare dyditore të qeverisë sllovene në Maqedoni.

Përgatiti: Besir Arifi

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here