ESKORTAT E “ÇMENDURA” TË ZYRTARËVE ZAEV SHUMË MODEST, UDHËTIMET FLASIN TË KUNDËRTËN

0

Zyrtarët tanë posedojnë makina shumë të shtrejnjta. Gjatë lëvizjes së tyre nga pika A në pikën B, janë lehtë të dallueshme eksortat e tyre, duke dëshmuar kështu pushtet, forcë dhe supremaci në sy të qytetarëve. Përveç këtij aspekti, problematike duket të jetë edhe kaosi që shkaktojnë në komunikacion, duke qarkullimin normal të qytetarëve.

Një gjë e tillë ndodhi edhe para ca ditësh gjatë vizitës së kryeministrit Zoran Zaev në Spitalin klinik “Nënë Tereza”.

I pyetur për këtë çështje, kryeministri tha se është njeri modest. Thotë se respekton ligjet dhe protokollet, por sipas tij edhe zyrtarët e MPB-së janë duke kryer punën e tyre, duke mbrojtur personat me pozita të larta në shtet.

“Unë jam njeri i thjeshtë, lëviz gjithkund, por gjithashtu jam njeri i cili i respekton ligjet dhe protokollet, sepse edhe zyrtarët e MPB-së duhet ta kryejnë punën e tyre, ata janë përgjegjës nëse diçka ndodh me pozitën President, kryeminisër, ministër i Brendshëm, ministër i Mbrojtjes. Ata kanë protokolle të përcaktuara me ligj dhe Kushtetutë. Duam që të gjithë të jemi të zakontë dhe shpresoj se do të kemi kohëra të qeta, ku edhe vetë shërbimet do të jenë të lehtësuara me qëllim që edhe ne politikanët të jemi mes qyteratëve. Unë në përgjithësi lëviz me sigurim minimal. Sigurimi im në krahasim me sigurimin e mëparshëm është përgjysmuar”, tha kryeministri Zoran Zaev

Kryeministri nënvizoi se ka njerëz kompetent të cilët kujdesen për jetën dhe sigurinë e tij.

Qeveria Zaev, ditë më parë hoqi gardhin e hekurt përreth godinës së qeverisë. Mbetet të shihet nëse modestia e kryeministrit do të reflektojë edhe në jetën e tij të përditshme publike, duke ulur koston e udhëtimeve dhe duke dëshmuar për politika siç thotë ai, më pro-qytetare.