ËSHTË KONFIRMUAR LIGJI PËR SIGURIM MATERIAL TË PUNËTORËVE TË FALIMENTUAR

0

Qeveria në seancën e 18-të e shqyrtoi dhe konfirmoi propozim ligjin për sigurim material të punëtorëve të falimentuar.

Me këtë zgjidhje të kuvendit për të cilën janë siguruar mjete financiare me rebalancin e buxhetit, do të përfshihen 3.000 punëtorë të falimentuar dhe do të zgjidhet problemi i tyre afatgjatë, njoftoi shërbimi qeveritar për media.

Në seancë është miratuar edhe informacioni për nevojën nga punësimi i numrit shtesë të punonjësve social në më shumë qendra për punë sociale në Republikën e Maqedonisë, ndërsa është konfirmuar edhe propozim ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mbrojtje sociale të cilin Qeveria do ta dorëzojë për miratim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Ekipi qeveritar i konfirmoi edhe propozim ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve me të cilat parashikohet vazhdim i shtesës për fëmijë me nevoja të posaçme sipas detyrës zyrtare, ndërsa e miratoi edhe informacionin për mundësinë për kryerjen e kontrolleve periodike shëndetësore nga ana e punonjësve shëndetësor nga Ministra e Shëndetësisë të shfrytëzuesve në qendrat ditore për fëmijë dhe persona me pengesa në zhvillim.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është e obliguar në afat prej 15 ditëve të inicioj grup pune me Ministrinë e Shëndetësisë i cili do të punojë në realizimin e këtij aktiviteti, informon Qeveria.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here