Era publikon trailerin e këngës së re

0

“Selfish” publikohet së shpejti

Këngëtarja e njohur shqiptare tanimë me famë ndërkombëtare, Era Istrefi ka publikuar trailerin e këngës së saj më të re.

Kënga që titullohet “Selfish”  është në bashkëpunim me Dimitri Vegas dhe Like Mike pritet të publikohet së shpejti, shkruan rtv21.tv

Këtë e ka bërë të ditur vetë artistja përmes një video të publikuar në rrjetin social, Instagram ku numëron mbi 1.3 milionë ndjekës.

 

View this post on Instagram

 

Selfish

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi) on Feb 12, 2019 at 3:41pm PST

“Selfish”është punuar nga producentë të huaj dhe xhirimet e klipit janë kryer në qytetin e Los Angeles.

Këtë bashkëpunim, Era e kishte zbuluar për publikun në muajin dhjetor të vitit 2018, kur kishte performuar në “Tomorrowland” në Belgjikë.

Përveç këngës “Selfish”, Era ka gati edhe bashkëpunimin me motrën e saj gjithashtu këngëtare, Nora Istrefin.

Viti që  e lamë pas ka qenë një vit i mbarë për këngëtarën 24 vjeçare, pasiqë për herë të parë një këngëtare shqiptare, e cila ka filluar karrierën e saj në skenën muzikore kosovare ka arritur të depërtojë jashtë kufijve të shtetit e deri te performanca në Kampionatin Botëror. /21Media

.