Enca arrin këtë shifër të ndjekësve në Instagram

0

Enca falënderon fansat

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia ka arritur shifrën prej dy milionë ndjekës në rrjetin social Instagram, ku është mjaft aktive me publikimin e fotografive të ndryshme nga përditshmëria dhe puna, shkruan rtv21.tv

“Gjeni se kush është artistja e parë shqiptare me dy milionë ndjekës”, kështu e ka ndarë gëzimin me fansat Enca.

Ajo ka thënë se një ditë do të arrijë 20 milionë ndjekës.

“Një ditë do të kem 20 milionë ndjekës. Dhe ju që po më ndjekin tani, do të mburreni duke thënë ‘e njihja që kur kishte 2 milionë’. Njësoj si disa njerëz që më kanë ndjekur dhe mbështetur që kur kisha 50 mijë. Faleminderit shumë”, ka shkruar Enca në një postim në InstaStory.

Ndryshe, “Balad” është projekti i fundit muzikor që Enca ka në fillim të muajit shkurt. Kjo këngë numëron mbi një milion klikime në Youtube./21Media

.