EKSPOZITË RETROSPEKTIVE E ADEM KASTRATIT, PIKTURA AUTOKTONE ME NGJYRA NGA DHEU

0

https://youtu.be/cKTWwIEFWtc

Djali i Adem Kastratit, tha se kjo ka qenë një nga dëshirat më të mëdha e të atit. Ai  tha se me dashuri të madhe ruan rreth 150 pikturat të babait, me çka ndoshta një ditë do të hap edhe një muze të përhershëm nga ato.

“Po është e vërtetë se është një ndjenjë e veçantë, pasi që thjeshtë do ta them këtë, se babai im Adem Kastarti, ka ëndërruar që ndonjëherë në këtë objekt të ketë ekspozitë dhe ia arritëm qëllimit. Afër 150 vepra i kam unë për momentin. Synimi im është që ndonjë ditë të ardhshme në Shkup të hapet galeria ose muzeu i përhershëm me veprat e Adem Kastartit”, tha Artan Kastrati, djali i Adem Kastratit.

Kastrati është bërë artist i famshëm me teknikën e tij specifike të pikturimit, me një qasje origjinale dhe të veçantë. Mënyra e tij e pikturimit paraqet një lidhje me fëmijërinë e tij. Detyra e tij ishte përkujdesja për dhentë e fshatit të lindjes. Në këtë mënyrë, i rrethuar me kafshët shtëpiake, natyrën e mbushur me paqe dhe gjelbërim, i lindi dhe dëshira që të luajë me të. I vetëm dhe me shokë luante me baltë, degë dhe pemë. Kjo baltë e ka nxitur aq shumë, pasi nga ajo ka arritur të bëjë figura me ngjyra të ndryshme, duke u dhënë formë me anë të degëve dhe duke i lënë më pas që të thahen. Më pas i ngjyroste me furçë, tw cilwn e ka bërë vetë nga bishti i kalit.

Pikturat e Adem Kastrati janë njerëz-burra të ashpër e tejet të vëmendshëm në valle e punë dhe njerëz-gra tejet lirike në valle e këngë dhe shumë besnike e të sinqerta në punët e shtëpisë e të familjes.

Profesori Avzi Mustafa thotë se Kastrati është një piktorë ndërkombëtar. Në pikturat e tij ai ka prezantuar jetën e popullit ku ka jetuar dhe secila pikturë është sfidë më vete, thotë profesori. E veçanta e pikturave janë ngjyrat autoktone të cilat i ka përpunuar nga dheu në të cilin ai vetë ka jetuar, shton Mustafa.

“Është me rëndësi se teknika e përpunimit të ngjyrave është autoktone, të cilat vetë autori I ka përpunuar nga dheu në të cilin ka jetuar çdo pikturë është një sfidë më vete. Kjo që ne shohim në mënyrë vizuale, nuk është e rëndë për ta kuptuar për arse se cdo gjë që është e mundimshme, që është e mirë, që është për ta lëvduar, ai e nxjerr në pah atë”, u shpreh profesori Avzi Musfata, profesor.

Fjalën e mori edhe Ministri i ri i kulturës Asaf Ademi.

Emir i Adem Kastartit, është emir i shkupjanit tip6ik që 40 vjet i kaloi duke pikturuar mallin dhe dashurinë në këtë qytet. Mendoj se ne të gjithë e në veçanti artistët ia kanë pasur borxh piktorit këtë ekspozitë dhe këtë monografi, duke bërë kështu një falënderim për veprën që ai na e fali”, tha Minsitri i Kulturës, Asaf Ademi.

Emri i Adem Kastratit zë një vend meritor mes artistëve figurativ të cilët kanë jetuar dhe krijuar vepra në Jugosllavi. Kastrati është një prej doajenëve mes piktorëve shqiptarë në Maqedoni, shteti ku ka jetuar dhe krijuar për më tepër se dyzet vjet. Pikturat e Adem Kastratit, janë ditari i tij.

Përgatiti: Almedina Ismajli