“Edhe po…prandaj nuk jam martuar”, këngëtarja shqiptare është ndjerë e dhunuar

0

Aktori shqiptarë Neritan Liçaj dhe aktorja Egla Ceno sollën për publikun Soiree mbrëmjen e 2 janarit një mini-dialog ku vihej në pah dhuna ndaj gruas dhe jepte një mesazh mjaft sensibilizues për të gjithë shoqërisë.

E ftuar në emision ishte dhe këngëtarja e njohur, Eliza Hoxha e cila u pyet nga moderatorja, Jonida Shehu se ç’mendonte për këtë pjesë ajo është përgjigjur: “E para punës, gëzohem që debate për barazinë gjinore vlejnë dhe në festa. Jo vetëm në ato ditët që duhet të adresohet si çështje, por edhe në festa. E dyta, që vjen përmes platformave të ndryshme. E treta, më vjen mirë që po veprojmë çdo ditë, po flasim çdo ditë, në nivel të barabartë”

Teksa u pyet nga prezantuesja nëse është ndjerë ndonjëherë si Egla në rol (e dhunuar psikologjikisht), Eliza është përgjigjur duke qeshur: “Edhe po… prandaj nuk jam martuar!”.