EDHE NJË VIKTIMË NGA FRUTHI NËNTË RASTE TË REJA, NJË FËMIJË NË GJENDJE KRITIKE

0

Një foshnje 13 muajshe, e cila më herët ka pasur komplikime me mushkëritë, dhe që ka qenë e sëmurë nga fruthi, është viktima e dytë që ndërroi jetë mbrëmë në Klinikën për fëmijë në Shkup. Tek foshnja janë bërë përpjekje për vendosjen e respiratorit, por pa sukses.

“Me pasyqrë klinike të fruthit është pranuar në Spitalin infektiv, pas tre ditëve fëmija në gjendje të rëndë është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në klinikën tonë. Për fat të keq, me përkeqësimin e vazhdueshëm të gjendjes, pneumoni, nuk arriti që të fitojë betejën me fruthin”, Katerina Stavriq , Drejtoreshë e Klinikës për sëmundje të fëmijëve

Drejtoresha e kësaj klinike, tha se edhe një foshnjë pesë muajshe është në gjendje kritike dhe po lufton për jetë. Fëmija më herët ka pasur probleme me mushkëritë.

“Për shkak të pasqyrës klinike, është transferuar tek ne, tani është në respiratorë dhe shpresojmë se me zbatimin e të gjithë protokolleve do të arrijmë që ta shpëtojmë”, u shpreh drejtoresha  e Klinikës për sëmundje të fëmijëve

 Gjatë kujdestarisë së mbrëmshme, mjekët kujdestarë kanë kontrolluar 9 pacientë me fruth, prej të cilëve 3 janë ndaluar për mjekim në spital. Për momentin në Klinikën infektive ka 25 pacientë me fruth prej të cilëve disa fëmijë, me pneumoni më serioze. Përndryshe, prej gjithsej 11 mijë fëmijë të pavaksinuar në moshë parashkollore, deri më tani janë vaksinuar 6 mijë prej tyre. Mjekët përsëri apelojnë që fëmijët e pa vaksinuar të vaksinohen sa më shpejt.