DYSHIMET PËR NEPOTIZËM, ZAEV: DO TË SHQYRTOHEN TË GJITHA PUNËSIMET E FUNDIT

0

“Drejtoresha e agjencisë pagesore, Institucioni më kontrovers dhe skandaloz prej të cilës miliona euro po shkojnë në xhepat e familjes së pushtetit. Biljana Vuçkoviç, në të njëjtin agjenci që udhëheq e ka punësuar vëllain e saj.  Ky është shembull i nepotizmit të kryeministrit në largim Nikolla Gruveskit”, tha Lupço Nikollovski- LSDM.

“A është e vërtet se për punësim nuk merret parasysh arsimimi, nuk merret parasysh suksesi i kandidatëve as portofoli e tyre, por kriteri i vetëm është afërsia me pushtetin”, u shpreh Robert Allagjozoski, LSDM.

Dikur kur ishin në opozitë këta anëtarë të LSDM-së kritikonin pushtetin e kaluar për nepotizëm.

Siç duket punësimi i të afërmve të funksionarëve po vazhdon ende.

Pas punësimit të djalit dhe vëllait të deputetes Mira Stojçevska në kompaninë ELEM,  sot u vërtetua se edhe gjyshi i sekretarit të LSDM-së Aleksandër Kiracovski, është i punësuar në këtë kompani publike.

Për dyshimet se ka nepotizëm, u pyet kryeministri Zaev. Ai paralajmëroi shqyrtimin e të gjitha punësimeve të fundit.

“Do ta bëjmë analizën, do ti shohim procedurat gjithkund ku ka privilegje apo ndikim do të kërkojmë tërheqjen e vendimeve. Dua të dërgojmë porosi se të gjithë edhe në këtë shoqëri edhe fëmijët e funksionareve apo kushdo tjetër kanë shanse edhe në Maqedoni”, tha Zoran Zaev, Kryeministër.

Për punësime të këtilla para disa ditëve në Click Plus foli edhe Ministri i Administratës Damjan Mançevski.

“Sot është çudi se çdo simpatizues i këtij pushtetit , punësohet në institucione publike. Ku të shkojnë këta njerëz, duhet ta lëshojnë vendin. Tash ka komision për anti-korrupsion dhe gjithçka çka është problematikë duhet të parashtroj ankesë”, u shpreh Damjan Mançevski, Ministër për Administratë.

Nuk e ka lanë pa komentuare dhe nga VMRO DPMNE në lidhje me dyshimet për nepotizëm.

Partia opozitare ka akuzuar funksionarët e pushtetit se ata, ndërmarrjet shtetërore i kanë shndërruar në ente punësimi.