DY POLICË NË PARABURGIM, KANË MARRË 50 EURO RYSHFET

0

Reparti për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, deri tek Prokuroria Publike Themelore në Veles, ka ngritur kallëzim penal kundër dy policëve nga Zyra policore në Demir Kapi. Siç bëjnë me dije nga MPB, arsyeja për këtë është se të dy kanë marrë ryshfet gjatë një kontrolli trafiku. Policët ishin arrestuar, kurse gjykatësi i procedurës paraprake u ka shqiptuar masë – paraburgim prej 30 ditësh.

 

“Të paraqiturit, si zyrtarë, me qëllim që të përfitojnë në mënyrë të paligjshme duke mos e kryer veprimin e tyre zyrtar, të cilin sipas Ligjit kanë pasur obligim që ta kryejnë, respektivisht të përgatisin procesverbal për shkeljen e bërë në komunikacion, më 11.10.2018 në autostradën afër Demir Kapisë, nga një shtetas i Serbisë, kanë kërkuar dhe kanë pranuar ryshfet prej 50 eurove. I dëmtuari pasi i ka dhënë paratë, ka shkuar në Stacionin Policor në Negotinë, ku e ka paraqitur rastin, pas çka menjëherë, në bashkëpunim me prokurorin publik të PPTH-së së Velesit, zyrtarët policorë nga Reparti për kontroll të brendshëm kanë ndërmarrë aktivitete për të siguruar prova dhe dokumentimin e ngjarjes penalo-juridike”, tha  Toni Angellovski  zëdhënës i MPB-së .