Dua publikoi video teksa fliste shqip, kështu i komentuan Bebe e Gashi

0

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Dua Lipa ndjeu nostalgji për kohën e fëmijërisë. Në rrjetin social Instagram, ajo publikoi një video të ëmbël nga fëmijëria e saj, në të cilën ajo po fliste shqip dhe prezantonte para kamerës motrën e saj. Kjo video e këngëtares nuk mbeti pa u komentuar nga fansat e saj, të cilët si gjithmonë i dhuruan shumë dashuri. Por, jo vetëm nga fansat, Dua mori komente pozitive edhe nga dy këngëtarë të mirënjohur shqiptar, Bebe Rexha dhe Gashi, shkruan rtv21.tv “Jam e vdekur”, ishte komenti i Bebes. Ndërkaq, Gashi i tha: “Unë jam Dua Lipa, sikur keni pak respekt për emrin tim. LEGJENDË”.