Dua Lipa dhe Bebe Rexha nuk ndalen, tjetër sukses i dy vajzave shqiptare

0

Dy vajzat shqiptare kanë korrur një tjetër sukses. Pas nominimeve që morën në çmimet Grammy, ato janë nominuar edhe në iHeart Radio.

Dua Lipa dhe Bebe Rexha u nominuan në iHeart Radio, respektivisht me 3 dhe 2 nominime.
Pas dy nominimeve në Grammy, Dua goditi në iHeart Radio, ku është nominuar për tre 3 çmime, “Artisja e vitit”, “Koreografia më e mirë e vitit” dhe “Video muzikore më e mirë”.

Ndërsa Bebe Rexha është nominuar në dy kategori, “Kënga kauntri e vitit” dhe “Bashkëpunimi më i mirë”.