DO TË PREZANTOHET EKSPOZITA “100 VJET NGA LINDJA E IBRAHIM KODRËS”

0

Galeria kombëtare e Maqedonisë do të prezantojë ekspozitën “100 vjet nga lindja e Ibrahim Kodrës”, e cila do të realizohet në bashkëpunim me Galerinë kombëtare të Kosovës.

Ndërsa Ibrahim Kodra ka lindur më 22.04.1918,  në Ishëm, Shqipëri dhe ka vdekur më 07.02.2006 në Milano, Itali.

Artisti shqiptar i njohur botërisht shkon nga Shqipëria në Milano dhe në Romë, Itali, ku zhvillon krijimtarinë e tij në Akademinë botërore të artit figurativ Brera. Atje krijon, shoqërohet dhe ekspozon me emrat më të njohur të artit botëror të asaj kohe, si: Pablo Pikaso, Anri Matis, Amadeo Modiljani, Zhorzh Ruo, Zhorzh Brak, Huan Miro, Oskar Kokoshka dhe të tjerë, ndërsa në Milano ka përpunuar disa freska për muzetë dhe ndërtesat më të njohura.

Gjithashtu Kodra ka vazhduar që të ekspozonte në shumë qendra nëpër botë (Nju Jork, Tokio, Palermo, Shtutgard, etj), duke arritur një sukses të madh. Veprat e tija artistike, të krijuara me ndikime post-kubiste, janë pasuruar me reminishenca të traditës së vendlindjes së tij, Lindjes së afërt, Bizantit, takimet me kulturat e detit Mesdhe. Veprat e tij artistike gjenden në shumë muze dhe përmbledhje private, siç është Muzeu i Vatikanit.

Ekspozita do të hapet më 12 maj 2018, në ora 20, në Galerinë kombëtare të Maqedonisë, në objektin Çifte Hamam dhe do të qëndrojë e hapur deri më 12 qershor 2018.
unnamed