Dje festonte për dy milionë ndjekës, sot ka më pak, çka ndodhi me Encën?

0

U pakësuan ndjekësit e këngëtares

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Enca dje përmes Instagramit ka treguar se ka arritur 2 milionë ndjekës në Instagram, duke u bërë këngëtarja e parë shqiptare me këtë numër të ndjekësve. Madje këngëtarja u shpreh optimiste se një ditë do të arrijë 20 milionë ndjekës. Për këtë gjë ajo ka festuar dhe me një postim në Instagram ka falënderuar fansat e saj, shkruan rtv21.tv

“Dy milionë ndjekës. Faleminderit shumë. Çka ka rëndësi për mua është që t’ju bëj të lumtur juve me muzikën time…”, ka shkruar artistja.

 

Megjithatë jo gjithçka shkoi mirë. Ndjekësit e Instagramit në llogarinë e Encës u pakësuan dhe nga 2 milionë tani janë 1.9 milionë dhe arsyeja për një gjë të tillë nuk dihet.

A është ky reagim i ndjekësve të saj apo thjeshtë Instagrami ka bërë ndryshime, ende nuk po dihet.

Ndryshe, projekti i fundit i këngëtares është “Balad”, këngë e cila është publikuar para një jave dhe ka mbi 1 milion klikime./21Media

.