Diona merr urim nga këngëtari i njohur botëror

0

“Le të jetë ky vit, viti më i mirë i jetës tënde”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Diona Fona dje festoi ditëlindjen e saj të 20-të.

Me rastin e ditëlindjes ajo mori urime të shumta nga familjarët, miqtë e kolegët e saj. Por, një urim më i veçantë artistes i erdhi një ditë më pas dhe nga një artistë me famë botërore.

Bëhet fjalë për këngëtarin, Jason Derulo, i cili përmes një video uron Dionën për ditëlindje, shkruan rtv21.tv

Si je Diona, këtu është Jason Derulo. Dëgjo, paç një ditëlindje të lumtur, le të jetë ky vit, viti më i mirë i jetës tënde. Kënaqu”, thotë artisti përmes një video, të cilën e ka publikuar Diona në Instastory.

Diona 20 vjetorin e lindjes së saj e festoi në dy festa të ndryshme, ku momente nga këto festa i ndau me mbi 73 mijë ndjekësit e saj në rrjetin social, Instagram.

Sa i përket projekteve muzikore, “Feeling” është ai i fundit i këngëtares që ishte publikuar në nëntor të 2018-së e që deri më tani numëron mbi 305 klikime në kanalin Youtube./21Media

.