DIMITROV AKUZON MILLOSHOSKIN PËR SABOTAZH, DOKUMENTET E KLASIFIKUARA E BLLOKUAN LLOGARIDHËNIEN E TIJ

0

Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov as sot nuk mundi të raportojë për punën e tij para anëtarëve të Komisionit të Kuvendit për politikë të jashtme. Arsyeja për këtë është e njëjtë si dje. Kryetari i Komisionit Antonio Milloshoski kërkoi që deputetët që kanë certifikatë të sigurisë t’i marrin materialet nga dy takimet e Presidentit Gjorge Ivanov në të cilët temat ishin pët negociatat për emrin me Greqinë. Por, Dimitrov, kërkesën e MIlloshoskit e vlerësoi si tentim për sabotazh, akt të cilin e sheh si një interes anti-shtetëror.

Ai iu drejtua Milloshoskit, i cili fillimisht nuk i dha fjalën në seancën dëgjimore të Komisionit, dhe ai tha se këtu nuk ka asgjë për të fshehur nga publiku, dhe se çdo gjë do të tregojë në ekspozenë e tij.

“Në takimin e parë në janar, nuk u pajtua që të ketë ndonjë kundërshtim në takim. Kush i bëri ata, si u klasifikua, kujt u vendos t’i jepet ne nuk e dimë. Ne në ministri nuk kemi marrë material nga takimi i liderëve të janarit të këtij viti. Mendoj se nuk është korrekte për çështje të tilla në këto momente të humbasim kohë me këto detaje”, tha Nikolla Dimitrov, Ministër i Punëve të Jashtme.

Kryetari i këtij komisioni Millososki tha se materiali duhet të dorëzohet, sepse shënimet ishin të rëndësishme për të parë se çfarë qëndrimi kishte kryeministri Zoran Zaev dhe ministri Nikolla Dimitrov në dy takimet e liderëve. Milloshoski nga VMRO-DPMNE akuzoi ministrin Dimitrov, se po gënjen për shënimet në takimin e liderëve.

“Dhe ministri Dimitrov nuk po e flet të vërteten kur thotë se në takimin e liderëve në janar nuk janë mbajtur shënimet zyrtare. Janë marrë shënime zyrtare nga Kabineti i presidentit Ivanov për takimin e liderëve në janar dhe në maj të këtij viti, gjithashtu edhe nga Kabineti i MPJ-së”, tha Antonio Milloshoski, Kryetari i Komisionit për politikë të jashtme.

Ndërkaq, në reagimin e kabineti të kryetarit të kuvendit, thuhet se dokumentet e klasifikuara të siguruara nga cilido organ, nuk mund t’i posedojnë persona pa certifikatë të sigurisë, apo të shqyrtohen në seanca publike dhe para personave që nuk kanë certifikatë të tillë.

VMRO-DPMNE ka kërkuar nga kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi të lejojë për të shpërndarë materialin që është “rreptësisht konfidencial”, të cilin Milloshoski e ka siguruar nga zyra e presidentit Ivanov.

Nga LSDM-ja thonë se do të ngrejnë kallëzim penale ndaj Milloshoskit, i cili ka publikuar dokumente të klasifikuara të siguruara nga  kabineti i Presidentit.

Përgatiti: Adnan Qaili