Dikur “Ish-kinemaja Vardar”, sot TV21 sipas standardeve botërore.

0

TV21 në Maqedoni ka filluar të emitojë program më 21 shtator, tre vjet më parë, në orën 21:00, që paraqet simbolika e emrit të mirënjohur, sepse TV21 i Kosovës është kanali i huaj më i shikuar te ne.

RTV21 në Kosovë ekziston tashmë 20 vjet dhe është televizioni më i shikuar atje. Por, tre vitet e fundit, TV21 figuron edhe në tregun e Maqedonisë dhe është zgjerimi i tij i parë jashtë kufijve të Kosovës.

Televizioni ndodhet në lokacionin e dikurshëm të Kinemaja Vardar-it dhe nga një objekt i shkatërruar, u shndërrua në objekt me studio moderne dhe me pajisje më bashkëkohore. TV21 ka studio të mëdha dhe të pajisura me pajisje HD1080i, hapësira të ndryshme për stafin teknik, sallë për evenimente me sipërfaqe prej 350 metrash katrorë. TV21, mes të tjerësh e ka led wall-in më të madh në vend dhe më gjerë.

Kjo sallë përveç se përdoret për incizimin e emisioneve, jepet edhe me qira për organizimin e ngjarjeve të ndryshme. I gjithë investimi i televizionit është 6.5 milion euro.

Lajmet qendrore janë në gjuhën shqipe (18:30) dhe në gjuhën maqedonase (19:30) dhe janë në format të standardeve të larta, mbulojnë lajme me përmbajtje të ndryshme, para së gjithash tema aktuale ditore, ngjarje politike, biseda me të ftuar në studio, ekonomi, biznes, sport dhe përmbajtje të tjera informative.

Koncepti i lajmeve është që të zgjasin më shumë se zakonisht dhe në to janë të përfshira të gjithë ngjarjet ditore shoqërore, e jo vetëm politike. Thonë se gishtin nuk do ta drejtojnë drejtë individëve, por drejt problemeve të shoqërisë. Mes lajmeve në gjuhën shqipe dhe maqedonase, është emisioni debativ “10 minuta” që i mbulon temat ditore politike me mysafir në studio.