DIETA E VARFËR NË GLUTEN BËN MIRË PËR TË GJITHË

0

Një dietë me pak gluten mund të sjellë përfitime shëndetësore edhe për ata persona që nuk janë intolerantë ndaj kësaj proteine. Në këtë konkluzion ka arritur një studim të publikuar në revistën “Nature Communications”, i cili tregon se si një dietë e varfër me gluten ndryshon ambientin e mikroorganizmave të zorrëve, zvogëlon ënjtjet e tyre dhe shkakton një humbje të vogël peshe. Por vetëm me kusht që dieta duhet gjithashtu të përmbajnë fibra me cilësi të lartë.

Një numër gjithnjë e më i madh njerëzish pranojnë të mbajnë një dietë pa gluten (emër i përgjithshëm për proteinat që gjenden te gruri, thekra, elbi, tërshëra, etj.), edhe pa qenë alergjikë ose jotolerantë ndaj tij, por disa studime kanë sugjeruar se kjo mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të diabetit. Për të hetuar efektet e dietës pa gluten, kërkuesit nga Qendra për Kërkime mbi Metabolizmin e Novo Nordiskut, në Universitetin e Kopenhagenit (Danimarkë), kanë përfshirë në një eksperiment 60 të rritur të shëndetshëm, të moshave 22 deri 65 vjeç, duke i nënshtruar ata ndaj një diete me gluten të ulët (rreth 2 gramë në ditë) dhe pastaj ndaj një diete me gluten të lartë (18 gramë në ditë). Dietat e kryera, secila për 8 javë, ishin të ngjashme në aspektin e kalorive dhe cilësisë së lëndëve ushqyese që morën personat në fjalë, por të ndryshme në përbërjen e fibrave. Studiuesit shqyrtuan ndryshimet në fermentimin e ushqimeve në zorrë duke monitoruar mikroorganizmat e zorrëve dhe urinën e pjesëmarrësve.

Autori kryesor i studimit Oluf Pedersen, thotë se rezultatet e eksperimentit tregojnë se “një dietë e ulët në gluten dhe e lartë në fibra shkakton ndryshime në strukturën e ekosistemit të zorrëve dhe përmirëson vetëraportimin e ënjtjeve të tyre. Përveç kësaj, ne kemi vërejtur një humbje peshe modeste, ndoshta e shkaktuar nga funksionet e ndryshuara bakteriale të zorrëve”. Por këto përfitime, thekson ai, “nuk ishin aq për shkak të mungesës së glutenit, sa edhe nga zëvendësimin e tij me fibra me origjinë bimore”.

Pra dieta e varfër në gluten bën mirë për të gjithë, por vetëm nëse ajo zëvendësohet me dietë të pasur me fibra.

Për të gjithë ata që duan të provojnë një dietë pa gluten rekomandohet përdorimi i vezëve, peshkut, mishit, frutave, zarzavateve dhe bulmetit. 21