DAP-i “kërcënohet” për taksën radiodifuzive! 15 nëntori, afati i fundit.

0

Drejtoria e të Ardhurave Publike paralajmëroi sot se nga 15 nëntori do të fillojë me pagesën e detyruar të faturave të taksës radiodifuzive. Nga kjo drejtori u bëjnë thirrje qytetarëve që kanë fatura të papaguara të taksës radiodifuzive, t’i paguajnë ato sa më parë, me qëllim që të mos ju nënshtrohen harxhimeve shtesë për pagesën e detyruar dhe bllokimin e llogarive të tyre bankare.

Drejtoria rekomandon qytetarët që të kontrollojnë borxhet e tyre dhe të shohin nëse pagesa e detyruar është evidentuar. Ata këtë duhet ta bëjnë duke përdorur shërbimin elektronik të taksës radiodifuzive ose të paraqiten tek zyrat tatimore me prova për pagesën e kryer, me qëllim që të sigurohen se ndaj tyre nuk do të bëhet pagesa e detyruar e borxheve. Për më shumë informata qytetarët mund të paraqiten tek qendra e Drejtorisë në numrin 0800 33 000.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here