DELIU: BOJKOTIMI I KUVENDIT TË KOSOVËS E PENGON LIBERALIZIMIN E VIZAVE

0

Deliu: Bojkotimi i Kuvendit e pengon liberalizimin e vizave .-Abrashi: Presim vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme.-Kadaj: Po rrezikohet përmbyllja e agjendës legjislative .-Abrashi: Të mbahen zgjedhjet e parakohshme.-Deliu: Nuk është koha për zgjedhje

Kuvendi i Kosovës vazhdon të ketë probleme të mëdha me funksionimin e tij normal si pasojë e mungesës së kuorumit për të mbajtur seanca dhe për të votuar projektligjet. LDK-ja dhe Vetëvendosje ende vazhdojnë bojkotimin e seancave, derisa të mbahet seanca e jashtëzakonshme në të cilët synojnë ta nxjerrin një rezolutë që ia ndalon presidentit Thaçi të negocioj me Serbinë. Ndërsa, deputetët e koalicionit qeverisës thonë se bojkotimi nga dy partitë opozitare në Kuvend po e prolongon procesin e liberalizimit të vizave.