Danelis: Ciprasi me Zaevin dhe Koxiasi me Dimitrovin shkruajnë histori

0

Tani ne jemi në radhë, thotë deputeti i partisë Potami, Spiros Danelis, pas votimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë dhe në prag të ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës në Parlamentin grek.

Duke folur në konferencën kushtuar marrëveshjes, Danelis thaksoi se Ciprasi me Zaevin dhe Koxiai me Dimitrovin shkruajnë histori dhe edhe një herë e përsëriti qëndrimin e tij pozitiv lidhur me zgjidhjen mes të dyja vendeve, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Kuvendi i IRJM-së i votoi ndryshimet për emrin e vendit dhe një sërë nene të Kushtetutës, i ndërruan ato punë që na pengonin, ashtu siç kërkuam ne. Tani ne e kemi radhën. Nëse nacionalistët pa kompromis dhe lojërat e vogla politike sundojnë mbi logjikën dhe parimet, na pret një izolim ndërkombëtar dhe absolut”, tha Danelis në fjalimin e tij në panelin, shkurt para fjalimit të kryeministrit grek.

Deputeti i Potamit tha se pozicioni i tij është i qartë, kjo i përkon ndërgjegjes dhe konsistencës së tij nga viti 1992, kur publikisht u ngrit kundër protestave dhe sloganëve se “Maqedonia është një dhe greke”.

Lidhur me Marrëveshjen e Prespës, Spiros Danelis, publikisht e mbështet, ndërsa këtë e shprehu edhe përmes intervistë për MIA-n në shtator të vitit të kaluar.

Atëherë, në bisedë me korrespondenten e MIA-s nga Athina tha se bëhet fjalë për kompromis dhe marrëveshje të drejtë, të avancuar dhe të qëndrueshme që i respekton prioritetet dhe ndjeshmërinë e të dyja palëve, të cilat i kanë fituar ato elemente të cilat i kanë konsideruar më të rëndësishme, emri për palën greke, shtetësinë dhe gjuhën për palën maqedonase. Danelis, përmes intervistës ka porositur se të dyja palët dhe të dy popujt kanë mundësi “ta kthejnë faqen, t’i bashkojnë forcat dhe të jetojnë si miq të vërtetë”, dhe nuk duhet të ndjejnë disfatë, sepse të vetmit që janë të mposhtur janë nacionalizmi dhe politikat ka rrugëdalje.