CRISTIANO RONALDO KALON NË EPËRSI PORTUGALINË

0

Ronaldo shënon në minutën e 4-të.

Cristiano Ronaldo ka arritur që kalojë në epërsi Portugalinë, duke shënuar gol në minutën e 4-të të ndeshjes dhe momentalisht rezultati është 1:0. Ndeshja e xhiros së dytë në Grupin B të Kampionatit Botëror që vë në përballje Portugalinë dhe Marokun po zhvillohet në Luzhniki Arena në Moskë. Portugalia mund të bëjë një hap të madh drejt kalimit në 1/8 e finales nëse arrin të marrë tri pikë ndaj Marokut. Kombëtarja afrikane ndonëse ishte e pafat në ndeshjen e parë ndaj Iranit, u pa se kishte mjaft kualitet brenda ekipit dhe mund t’i shkaktojë telashe portugezëve. Ky është goli i katërt i Cristianos në Rusia 2018