Çmimi RTV 21 Kosovë & Maqedoni këtë vit shkon për Ardit Cuni & Daniela Toci dhe këngën QAJ

0

Çmimi RTV 21 Kosovë & Maqedoni këtë vit shkon për Ardit Cuni & Daniela Toci dhe këngën QAJ

Është duke u mbajtur nata finale e festivalit të muzikës shqiptare moderne “Kënga Magjike”. Radiotelevizioni 21 është partneri i këtij festivali për 20 vjet me radhë dhe me këtë rast ka ndarë edhe një çmim për artistët konkurrues në këtë festival.

Çmimi i Radiotelevizionit 21 iu nda Ardit Cunit dhe Danjela Tocit me këngën “Qaj”, shkruan rtv21.tv

Performanca e dy artistëve u pasua nga duartrokitjet e shumta në sallë. Kënga është mirëpritur nga publiku qysh në ditën e parë të prezantimit.

Ardit Cuni ditë më parë në një intervistë për rv21.tv pat deklaruar se “Qaj” është balada që paraqet një rrëfim emocional dhe përkon me realitetin e dy këngëtarëve. /21Media