“CLICK PLUS”, SA KA POTENCIAL MARRËVESHJA ME GREQINË?

0

https://youtu.be/cdluoo_lWMc

Marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë ka edhe reperkusion simbolik në aspekt rajonal, andaj pritet që së shpejti të gjendet zgjidhje edhe për Serbinë dhe Kosovën, thotë profesoresha e USHKM, Ana Çupeska. Sipas saj, marrëveshja është një provë ushtrimi për marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve. Ajo shton edhe se në këto negociata asnjëherë nuk është bërë fjalë për identitetin.

“Maqedonia asnjëherë nuk ka negociuar për identitetin. Kjo gjë nuk është lëndë e kësaj marrëveshjeje. Qytetarët duhet të dinë – lëndë e kësaj marrëveshjeje është emri i shtetit, i bashkësisë politike të quajtur shtet, i cili do të ketë një përcaktim gjeografik, e cakton saktësisht intensitetin dhe në mënyrë precize jo-ekskluzivitetin e territorit të Maqedonisë, që të gjithë e dimë se shtrihet në tre shtete”, tha Ana Çupeska, asistente, profesoreshë në USHKM.

Sipas  ish-ambasadorit, Gjorgji Spasov, nëse opozitat e dyja vendeve nuk pajtohen me emrin e ri të shtetit, duhet të dalin me propozim më të mençur për zgjidhje.

“Unë i përkas grupit që vlerëson se kjo marrëveshje është më e drejta që mund të merret për momentin nga negociatat me Greqinë. Por në këtë kuptim, në mënyrë absolute mbetet e drejta e të gjithëve në Maqedoni dhe Greqi,  opozitat e të dyja vendeve le të dalim me propozim më të mirë apo më të mençur për zgjidhjen e problemit me emrin. Andaj në këtë moment është shumë e rëndësishme që të mundohemi të bisedojmë me argumente racionale”, tha Gjorgje Spasov, Ish-ambasador.

Profesori Aleksandar Spasenovski, gjithashtu nga USHKM, vlerëson se në negociatat me Greqinë është dashur që të kyçen, kryetari i shtetit dhe partia më e madhe opozitare.

“Sipas meje, gabim i madh ishte që faktorët politik kyç në vend, nuk ishin pjesë e negociatave. Posaçërisht në foto-finishin. Mendoj për presidentin e shtetit i cili sipas Kushtetutës i posedon ato kompetenca dhe sigurisht partia më e madhe opozitare. Nëse mbisundonte përgjegjësia tek liderët politik, të kishte ftesë VMRO-DPMNE-ja dhe institucionet tjera, vlerësoj se do të kishim marrëveshje më të mirë, pa antipati dhe energji negative e shprehur në mënyrë dramatike në rrugë”, tha Aleksandar Spasenovski, profesor në USHKM.

Sipas bashkëbiseduesve në Click Plus, një pjesë e qytetarëve e kanë kuptuar se politika po i gënjen ndërsa edhe krahas kësaj krijohet edhe përshtypje e rrejshme për identitetin tonë si dhe konfuzion në lidhje me identitetin antik të Maqedonasve bashkëkohorë.  

Përgatiti: Aleksandra Gjorgieva