CITY DREJT TRANSFERIMIT TË YLLIT TË PSG-së

0

City po kërkon dikënd nga PSG

Sulmuesi francez Kylian Mbappe do të jetë “dhurata” që drejtuesit e Manchester City do t’i bëjnë trajnerit Pep Guardiola me rastin e fitimit të Premier League. Edhe pse ky titull nuk ka ardhur ende matematikisht, gjithçka thuajse është e mbyllur. Skuadra franceze e PSG-së ka nevojë për arkëtime për të respektuar rregullat e “fair play financiar”, ndaj dikush nga yjet do të largohet.

Pasi pagoi 222 milionë euro për të marrë Neymar nga Barcelona dhe 180 milionë euro për të marrë Mbappe nga Monaco, skuadra e PSG-së është e detyruar të shesë dhe Mbappe duket i sakrifikuari. Për këtë arsye, skuadra e City është gati të hidhet në sulm për të marrë talentin 20-vjeçar, ku do të formonte një sulm ëndrrash me Aguero dhe Jesus. Kjo shitje e PSG-së është e detyruar për të evituar dënime nga ana e UEFA-s në lidhje me bilancet.

Edhe Guardiola duket se është i kënaqur nga “dhurata” që do t’i bëjnë drejtuesit, duke qenë se i pëlqen të punojë me lojtarët e rinj, madje trajneri spanjoll e kërkoi që vjet talentin francez, por nuk arriti t’ia rrëmbejë skuadrës së Monaco. Ndaj City është gati të nisë një sulm ndaj lojtarit francez, për ta sjellë në Premier League sezonin e ardhshëm.