CHELSEA I RRËMBEN LIVERPOOLIT PORTIERIN ALISSON

0

Liverpool e mendonte si çështje të përfunduar

Kur mendohej se transferimi i portierit brazilian Alisson te Liverpool ishte çështje e përfunduar, madje çështje orësh, krejt papritur ka ndërhyrë skuadra e Chelsea, që gjithashtu është në kërkim të një portieri.

E përditshmja britanike “Mirror” ka bërë me dijë se “blutë” e Londrës kanë ofruar 10 milionë euro më shumë se sa “reds” për të marrë portierin 25-vjeçar.

Liverpool pat bërë një ofertë prej 62 milionë stërlinash, që kënaqte pritshmëritë e Romës, por Chelsea e ka çuar në 70 milionë stërlina ofertën, duke ndryshuar hierarkitë. Kjo ka bërë që Roma të shohë më shumë nga oferta e Chelsea, që është optimale. Chelsea është në kërkim të një portieri cilësor, pasi belgu Courtois do të luajë me Real Madrid sezonin tjetër (marrëveshje për 35 milionë euro).