Ceca, do të kthehet e zhgënjyer nga Kosova

0

Këngëtarja serbe e cila sot arriti që të performojë në Kosove, nuk është ndarë edhe shumë e kënaqur me koncertin e saj. 

Kjo shihet përmes imazheve, të cilat tregojnë një atmosferë shumë të ftohtë të koncertit, me shumë pak njerëz dhe aq më pak entuziazëm.

Ndryshe, ndalimin e Cecës të hyjë në Kosovë kishte kërkuar ditën e djeshme nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

Rikujtojmë që Ceca ishte e martuar me shefin e mafias serbe, Zhljko Razhnatoviq, i njohur si Arkani. Ky i fundit ishte udhëheqës paramilitar dhe vrasës i mijëra shqiptarëve në luftën e Kosovës.