Cakaj nga SHBA: Shqipëria me aleatët për shkatërrimin e ISIS

0

Ministri në detyrë i punëve të Jashtme, Gent Cakaj ka marrë pjesë në takimin e Koalicionit Global në SHBA, ku ka shprehur me bindje gatishmërinë e Shqipërisë për të qenë përkrah aleatëve, si dhe autoriteteve të Irakut, në përpjekjet e përbashkëta për të shkatërruar përfundimisht ISIS.

Cakaj vlerësoi se solidariteti që ka karakterizuar Koalicionin, vendosmëria dhe kontributi substancial i përbashkët, ka dhënë rezultate të shkëlqyera në luftën e kundër terrorizmit dhe ISIS.

“Në përfundim të fjalës së tij Cakaj shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për të vijuar mbështetjen dhe bashkëpunuar ngushtë me aleatët për të ndërtuar paqen e vështirë në rajon dhe inkurajuar Qeverinë e Irakut për të siguruar dhe çuar përpara fitoren e arritur, për konsolidimin e paqes së qëndrueshme dhe prosperitetin ekonomik të vendit”, thuhet në njoftimin e MEPJ.