BUTELI PËR 1 VJET KA ASFALTUAR 1.1 KM RRUGË, BANORËT E VIZBEGUT ANKOHEN PËR RRUGËT ME GROPA

0

Lagja e Vizbegut ndonëse gjendet vetëm 7 km nga Qendra e Qytetit,  rrugët e paasfaltuara dhe infrastruktura në përgjithësi, lënë shumë për të dëshiruar.

Banorët ankohen, ndërsa akuzojnë komunën për mosinteresim ndaj lagjes ku ata jetojnë.

“Këtu jetesa është katastrofë, rrugët janë në gjendje katastrofale, shumë herë na kanë premtuar, por asgjë nuk është realizuar, vetëm premtojnë para zgjedhjeve, ndërsa nuk vijnë të na shohin se si jetojmë ne. Gjatë dimrit as taksitë nuk vijnë këtu tek ne, pasi që nuk mund të kalojnë”, u shpreh banori.

“Nuk mund të lëvizim nga balta, bie shi, rrugët janë të pa rregulluara nuk mund të dalim, po të kemi raste kur kemi njerëz të sëmurë nuk mund të dalim. 00-11 ngjitje – Këto probleme i kemi edhe gjatë dimrit por edhe gjatë verës kur bie shi. Nuk vjen as ambulanca e as taksitë deri këtu për shkak të baltës dhe rrugës së keqe. Askush nuk dëshiron ta shkatërrojë veturën e tij, prandaj nuk vijnë”, tha Isa Nuredini- banor.

Velimir Smilevski, kryetari i Komunës së Butelit, thotë se bëhet fjalë për probleme të trashëguara. Ai premtoi se në të ardhmen komuna do të asfaltojë rrugët e mbetura.

“Këto janë probleme të cilat i kemi trashëguar. Ne gjatë këtij viti kemi asfaltuar më shumë se 1.1 km rrugë. Jam në dijeni se ka ende rrugë të cilat nuk janë të asfaltuara, por jam i sigurt se rrugët të cilat janë  krejtësisht pjesë e Komunës Butel do ti asfaltojmë dhe nuk do të kemi më probleme të këtilla”, u shpreh Velimir Smilevski – Kryetar i komunës së Butelit.

Ai gjithashtu tha se ekziston problem serioz me disa rrugë të cilat janë pjesë e territorit të Shuto Orizares, ndërsa banorët e atyre rrugëve votojnë në Komunën e Butelit.

“Rrrugët të cilat i ndajmë me Shuto Orizaren, të cilat janë pjesë e territorit të Shuto Orizares ndërsa qytetarët votojnë tek ne, këtu kemi problem serioz”, tha Velimir Smilevski – Kryetar i komunës së Butelit.

Smilevski u shpreh se veç më ka pasur takim me kryetarin e Shuto Orizares me të cilin po përgatitë memorandum bashkëpunimi për asfaltimin e rrugëve në fjalë, pasi që situata sipas tij është serioze dhe alarmante. Rrugë të pa asfaltuara në këtë pjesë të Vizbegut ka edhe 2 km tjera. Sipas asaj që tha kryetari Velimir Smilevski se për 1 vit ka asfaltuar vetëm 1.1 km,  atëherë Komunës do t’i duhen 2 vjet për tu asfaltuar pjesa tjetër .

Përgatiti: Armend Gashi