BRITANIKËT KËRKOJNË DITË PUSHIMI NËSE ANGLIA FITON KAMPIONATIN BOTËROR

0

Britaniket bëjnë peticion për të bërë pushim ditën pas kampionatit botëror

Ka filluar një peticion në Angli  për të bërë të hënën pas lojës së Kampionatit Botërorë ditë pushimi në të tërë Britaninë e Madhe nëse ekipi i Anglisë e fiton këtë kampionat botëror në futboll.

Që një peticion të arrijë në parlament duhet të ketë së paku 100,000 nënshkrime. Deri më 11 korrik janë mbledhur 215,155 nënshkrime dhe ky numër po vazhdon të rritet.

Arsyeja e fillimit të këtij peticioni është mungesa e ditëve pushimit në  Britaninë e Madhe. Frances O’Grady, sekretari gjeneral i këtij organizimi ka thënë: “ ne kemi më pak ditë pushim se pjesa më e madhe e Europës – vetëm Rumania ka më pak ditë pushimi se ne. Punëtorët në Britani kushtojnë qindra mijëra orë shtesë të papaguara gjatë gjithë vitit. Ata e meritojnë një ditë pushim nëse Anglia e fiton këtë kampionat. Lejimi i tifozëve të festojnë nuk do të prish ekonominë!”

Sonte kombëtarja angleze do të luajë kundër Kroacisë në ndeshjen e gjysmëfinales. Më këtë ndeshje tre luanët mund t’i afrohen edhe një hap më shumë fitores së kampionatit botëror dhe ndoshta do të arrijnë të  hënën pushim për të gjithë Britaninë e Madhe./21Media