Big Mama në akademinë e futbollit të vëllait të Xherdan Shaqirit

0

“PrioSoccer” ka gjithsej 6 trajnerë futbolli, pesë prej tyre janë shqiptarë

Big Mama vizitoi Akademinë e futbollit “PrioSoccer” në Cyrih të Zvicrës. E veçanta e kësaj akademie është se kjo shkollë e futbollit është hapur nga vëllai i futbollistit të njohur, Xherdan Shaqirit, Arianit Shaqirit.

“PrioSoccer” ka gjithsej 6 trajnerë futbolli, pesë prej tyre janë shqiptarë me prejardhje nga Kosova e Maqedonia.

Mosha e nxënësve që ushtrojnë në këtë akademi fillon nga 6 deri 16 vjet, fëmijët janë jo vetëm nga Zvicra por edhe nga komunitetet tjera që bashkëjetojnë në Zvicër, shqiptarë, italianë, kroatë, brazilianë.

Kryetrajneri Arianit Shaqiri njëkohësisht i bëri ftesë ekipit të TV21 që së bashku ta vizitojnë vëllain e tij, Xherdan Shaqiri në Angli./21Media

.