Big Mama me pamje mahnitëse nga New Yorku

0

Big-u befason me pamjen

Si këngëtare, por edhe si moderatore ka arritur të mbledhë pas vetes numër të madh të fansave. Bëhet fjalë për Besiana Kasamin, të cilën publiku e njeh si Big Mama.

Ajo megjithëse është e angazhuar në emisionin “Mama’s Trip”, moderatorja gjenë kohë që të jetë aktive për të gjithë ata që e duan.

Nga vende të ndryshme evropiane, Big-u publikon imazhe të shumta për 150 mijë ndjekësit e saj në instagram, shkruan rtv21.tv

Së fundmi, Bigu ka hedhur në këtë rrjet social dy imazhe të bukura nga qyteti i bukur i New Yorkut.

E veshur në të zezë dhe e grimuar me stil, moderatorja dhe këngëtarja duket mjaft bukur.

Kujtojmë që Big Mama është moderatore e emisionit “Mama’s Trip”, i cili transmetohet çdo të diel në TV21./21Media

.