Bëri dush e fjeti në shtëpinë e Taylor Swift, gjykata vendos për të riun

0

I riu i cili hyri në shtëpinë e këngëtares Taylor Swift në New York dhe mori “një sy gjumë” u dënua me gjashtë muaj burg. “Page Six” raporton se 22-vjeçari Roger Alvarado, nga Homestead, Florida, u deklarua fajtor për shpërfillje penale dhe tentativë për vjedhje.

Pas burgimit Alvarado planifikon të kthehet në Florida. Ai do të jetë pesë vite nën monitorim të vazhdueshëm nga autoritetet, si dhe do t’i duhet të kryejë një sërë vizitash të shëndetit mendor.

Policia gjeti Alvaradon në gjumë në shtëpinë e yllit të popit në lagjen Tribeca të Manhatanit, në prill të vitit të kaluar. Ai kishte përdorur dushin e saj dhe ishte shtrirë qetësisht për të fjetur, ndërkohë që ylli i popit nuk ndodhej në shtëpi.

Swift e cila po punon mbi duke kolonën zanore të filmit “Cats hit show” nuk ka reaguar për lajmin.