Bën betimin ambasadori i ri amerikan në Kosovë

0

Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Greg Delawie pak kohë para arritjes së tij në Prishtinë ka bërë betimin e tij.

Ai në një ceremoni të veçantë në Departamentin e Shtetit, Delawie e ka bërë betimin për shërbimin e tij në Kosovë dhe ka marrë letrat kredenciale të cilat do t’ia dorëzojë presidentes Atifete Jahjaga.

Delawie në një postin në rrjetin social Twitter ka treguar se ka dhënë betimin e tij dhe mezi pret që të vijë në Kosovë në muajin e ardhshëm.

“Ditë e kënaqshme në Departamentin e Shtetit si ambasador i ri për Kosovën. Pres që të mbërrijë në Prishtinë muajin e ardhshëm”, ka shkruar Delawie.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here