Bebe Rexha “tallet” me Donald Trump në Instagram

0

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, e cila ndiqet nga mbi 7.2 milionë njerëz në Instagram, është mjaft aktive duke publikuar fotografi apo video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Jo të rralla janë rastet, kur ajo ndan me ndjekësit ndonjë imazh argëtues ose ironizues.
Së fundmi, Bebe ka vendosur të “tallet” me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, i cili rastësisht është shfaqur në televizorin përball artistes.

Ajo nëpërmjet efekteve të ndryshme të SnapChat e ka “dubluar” fytyrën e Trump duke e nxjerrë në poza qesharake.