BDI FESTON FTESËN PËR NË NATO, AHMETI: PARTITË T’I BASHKOJNË FORCAT

0

https://youtu.be/uVFkrpMTp7A

Bashkimi Demokratik për Integrim, sot festoi ftesën për në NATO. Kreu i BDI-së Ali Ahmeti kërkon që të gjitha partitë politike t’i bashkojnë forcat për integrimin e vendin në strukturat veri-atlantike. Ndërsa i pyetur nga gazetarët se a mund të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, kreu i BDI-së tha se zgjedhjet e parakohshme nuk janë zgjidhje.

“Mendoj se të gjitha forcat politike të gjejnë energji që t’i afrojmë qëndrimet për të patur sukses në matrealizimin e qëllimeve që tani më botërisht janë të njohura. Relizimin e marveshjes me palën greke që të hapim rrugë për sukses drejt plotësimit të standarteve dhe pranimin e Maqedonisë në NATO. Si the hapjen e negociatave në Bashkimin Evropan”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Zëvëndës-kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani theksoi se protokolli për anëtarësim do të nënshkruhet më së voni deri më 1 janar të vitit të ardhshëm.

“Mendoj që deri në dhjetor ose 1 Janar do të nënshkruhet protokolli për antarësim. Prej atij momenti ne ulemi në tavolinë dhe e dimë edhe karriken ku e kemi afër Norvegjisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të rënditjes të alfabetit Norvegji, North Macedonia që do të thotë jemi afër Norvegjisë. Prej atij momenti fillon ratifikimi në parlamentet e vendeve anëtare”, tha Osmani.

Organizimi i festës u mbajt tek “Sheshi 21” ku i pranishëm ishte edhe ambasadori amerikan Jess Baily.

Në këtë solemnitet mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, deputetët e BDI-së dhe funksionarë të lartë të kësaj partie, përfaqësues të NATO-s në Maqedoni dhe përfaqësues të tjerë të misioneve diplomatike në Shkup, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi, e tjerë.

Përgatiti: Afrim Jonuzi