BARCELONA NUK HEQ DORË NGA POGBA

0

Barcelona vazhdon të besojë në transferimin e Paul Pogba. Edhe pse marrëveshja është shumë herë më komplikuar pas mbylljes së afatit kalimtar në Premier Ligë. Megjithatë, gazeta katalanase El Mundo Deportivo shkruan se “Blaugranat” nuk janë tërhequr nga ideja e transferimit të mesfushorit francez.

Lojtari është i vendosur të largohet nga Manchester United, duke u nxitur edhe nga mosmarrëveshjet me trajnerin Jose Mourinho. Megjithatë, tashmë duket e vështirë edhe pse Barça vazhdon të besojë.