BANORËT E GJORÇES TË REVOLTUAR, ME MUAJ KËRKOJNË SIGURI NË KOMUNIKACION

0

https://youtu.be/Nt2x8QRlegI

Banorët e lagjes së Gjorçe Petrovit të revoltuar nga aksidenti në të cilin një fëmije 10 vjeçar u goditë nga një makinë, kanë bllokuar rrugën “Boris Serafov”, ku edhe ndodhi rasti. Ata në shenjë revolte janë irrituar edhe nga policia, e cila sipas tyre nuk ka marrë parasysh kërkesat e tyre për vendosjen e semaforëve dhe ndalesave në rrugë. Djaloshi i goditur është mbajtur në spital për shkak lëndimeve që ka marrë në kokë. Kryetari i qytetit të Shkupit, para disa ditëve për TV21 deklaroi se ka kërkuar nga policia që të angazhohet për sigurinë në këtë rrugë por sipas tij një person në MPB po bën pengesa.